NATO do të nisë formalisht bisedimet e anëtarësimit me Maqedoninë, më 18 tetor. Ky veprim vjen edhe pse referendumi i 30 shtatorit për ndryshimin e emrit të Maqedonisë – kusht i vënë nga Greqia për të mos e bllokuar rrugën e Shkupit drejt aleancës, – nuk e kaloi pragun e pjesëmarrjes prej 50% për të qenë i vlefshëm.

Megjithatë, mbi 90% e atyre që dolën në referendum, votuan për ndryshimin e emrit në Maqedoni e Veriut.

Këtë marrëveshje, Maqedonia dhe Greqia e kanë arritur në qershor, në përpjekje për t’i dhënë fund kontestit 27-vjeçar. Qysh në vitin 1991, kur Maqedonia ka shpallur pavarësinë, Greqia i ka shkaktuar bllokada diplomatike, duke thënë se me këtë emër, fqinji i saj mund të ketë pretendime territoriale ndaj një territori grek, që njihet me të njëjtin emër Maqedoni.

Megjithatë, NATO e bëri të qartë se marrëveshja për emrin duhet të ratifikohet si nga Shkupi, edhe nga Athina, në mënyrë që Maqedonia të bëhet anëtari i 30 i aleancës. Bisedimet e pranimit zakonisht zgjasin rreth 3 muaj, përpara se të nënshkruhet një protokoll i pranimit.

Protokolli më pas duhet të ratifikohet nga të gjithë anëtarët e tjerë të NATO-s, proces ky që zgjat rreth një vit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA