
24/02 14:01
I ftuar në studion e “Top Talk”, avokati Spartak Ngjela u pyet edhe synimin e qeverisë për një pr/ligj kundër-shpifjes.
Për Ngjelën, kjo duhet bërë pasi politikës shqiptare i duhet seriozitet, por sipas tij edhe kësaj çështje do të t’i jepet fund me krijimin e BKH dhe SPAK.
“Shpifja është në Kodin Penal, këtë gjuhë vulgare dhe shpifjet vulgare në politikën shqiptare i ka futur Berisha. Pala tjetër nuk ka barbarizëm të atij niveli. Por edhe për të kot lodhen, pasi këto çështje do i hetojë dhe gjykojë BKH dhe SPAK”, u shpreh avokati Ngjela.
Top Channel