Selenica nuk pranon shkrirjen, këshilltarët e majtë dhe të djathtë kundërshtojnë projektin për bashkimin me Vlorën

14/08/2026 17:17

As vizita e Edi Ramës në Kuç të Vlorës me kryebashkiakët dhe as përpjekjet për t’i bindur për hartën e re territoriale me 46 Bashki nuk zbutën zemërimin e te zgjedhurve vendor të Selenicës, të cilët bashkuan votat me këshilltar e djathtë kundër  shkrirjes së Bashkisë.

I pari që  u reshtua kundër ishte kryebashkiaku i Selenicës, Nertil Bellaj.

Këshilltarë të majtë dhe të djathtë sfiduan deputeten e zonës duke i kërkuar që të njëjtin veprim ta përsërisin në Kuvend.

Bashkimin e Selenicës me Vlorën e kundërshtuan edhe kryepleqtë e zonës, të cilët u shprehën një zëri kundër projektit të mazhorancës socialiste.

Top Channel