Takimi me Ambasadorin e ri të SHBA-së, ministri Hoxha: Forcim i partneritetit strategjik, zgjerim i mundësive në ekonomi dhe investime
Kryeministri Edi Rama prezantoi sot ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale.
Gjatë fjalimit të tij, kreu i qeverisë shprehu se ndryshimet nuk prekin Reformën në Drejtësi dhe nuk i heqin prokurorisë asnjë kompetencë për të hetuar, por ndryshojnë mënyrën se si këto kompetenca ushtrohen si dhe forcojnë kontrollin e Gjykatës.
“Kjo nuk prek asnjë shtyllë të reformës në drejtësi. Nuk i heq prokurorisë asnjë kompetencë për të hetuar. Ajo ndryshon mënyrën si ushtrohen këto kompetenca dhe forcon kontrollin e gjykatës. Për korrupsionin, krimin e organizuar, ruhen regjime të posaçme. Lufta kundër krimit dhe korrupsionit nuk duhet të zbutet. Rishikimi brenda 60 ditëve i masave të sigurisë që janë në fuqi është kontroll individual nga gjykata. Të drejtat s’kanë parti, profesion ose popullaritet. Ato vlejnë për të gjithë ose s’janë më të drejta. Sa më e pavarur drejtësia, aq më e lartë cilësia dhe respektimi i kufijve që i vendos ligji
Sa më e pavarur të jetë drejtësia, aq më i lartë duhet të jetë cilësia e arsyetimit të saj dhe aq më i rreptë duhet të jetë respektimi i kufijve që i vendos ligji.
Ekzekutivi në këtë sfidë për dinjitet kombëtar, është cenim që Shqipëria të figurojë si delja e zezë e Europës, një dele zezë që duket dy herë më lart se të gjithë të tjerët. Duhet t’i vëmë në dispozicion çdo resurs paketës. Garancitë duhet të ekzistojnë në jetën e qytetarit, jo vetëm në faqet e fletoreve. Kjo është domethënia europiane që ka kjo paketë. BE është standardi me të cilin sillet shteti, kur përballë ka një njeri të vetëm, në një komisariat, prokurori apo sallë gjyqi, aty ku s’ka kamera, publik dhe aty ku matet barazia para ligjit jo vetëm mes atyre që thirren por edhe mes atyre dhe vetë përfaqësuesve të shtetit ligjor.
Reforma në drejtësi, i dha Shqipërisë një drejtësi që nuk ka frikë nga fajtori, kjo paketë synon që drejtësia të mos frikësojë të pafajshmin. Në vitin 2016 i dhamë fund kulturës së pandëshkueshmërisë, në 2026 duhet t’i japim fund kulturës së paraburgimit, si përgjigje automatike të hetimit pa afat si ushtrim force arbitrare mbi individin dhe të procesit ku qytetari hyn si i pabarabartë”, tha Rama.
Top Channel