PD njeh më në fund Avokatin e Popullit, i kërkon të hetojë projektin “Smart City”. Përgjigjja e Shabanit: Faleminderit që besoni në legjitimitetin e institucionit
Këshilli Bashkiak i Maliqit ka nisur turin e konsultimeve publike me banorët në kuadër të reformës së re administrative-territoriale. Takimi i parë u zhvillua në Njësinë Administrative Libonik, ku qëndrimet për të ardhmen e bashkisë kanë qenë të ndara.
Një pjesë e banorëve, por edhe përfaqësues të Këshillit Bashkiak, janë shprehur kundër shkrirjes së Bashkisë Maliq dhe bashkimit të saj me Korçën.
Sipas tyre, një vendim i tillë do të rrezikonte t’i privonte banorët nga shërbimet dhe do t’ua vështirësonte përditshmërinë, veçanërisht për banorët e njësive administrative.
Nga ana tjetër, nuk kanë munguar as qëndrimet në favor të shkrirjes së bashkisë. Disa banorë kanë kërkuar që Maliqi të shkrihet, duke argumentuar se struktura aktuale nuk është efikase.
Konsultimet publike do të vijojnë edhe në njësitë e tjera administrative të Bashkisë Maliq gjatë ditëve në vijim, ku pritet të mblidhen qëndrimet e komuniteteve për reformën e re administrative-territoriale.
Top Channel