
24/02 19:54
Lidhja mes këngëtares Ariana Grande dhe komedianit Pete Davidson ka marrë fund.
TMZ ka bërë me dije, ditën e djeshme, se çifti i ka dhënë fund lidhjes së tyre pas disa muajsh së bashku.
Herën e fundit që Grande dhe Davidsoon janë fotografuar bashkë, është vënë re që tatuazhi me veshë lepuri që Pete kishte bërë pas veshit, si dedikim për Ariana-n, ishte zëvendësuar nga një zemër.
Këngëtarja kohët e fundit u përball me një lajm shumë të hidhur. Ish i dashur i saj Mac Miller vdiq nga overdoza.
Megjithëse lajmi i ndarjes ka pushtuar mediat, asnjëri prej tyre nuk e ka pranuar ende publikisht.
Top Channel