Skënderbeu dhe Kukësi do të zhvillojnë mbrëmjen e sotme supersfidën e javës. Disfata e fundjavës i shkaktoi korçarëve edhe humbjen e kryesimit të Superligës, megjithatë nga kjo ndeshje mund të ketë sërish ndryshime pozicionesh në varësi të rezultatit sepse diferencat në pikë janë të vogla.

Verilindorët e drejtuar nga trajneri Cungu po kalojnë një situatë të mirë nga ana e llogarive, sepse në aspektin sportiv në ndeshjen e fundit me Luftëtarin loja e tyre nuk bindi shumë. Në Korçë Kukësin e pret një provë përball një kundërshtari direkt në luftën për titull që në rast fitoreje mund t’i ndihmojë t’i shkëputen në klasifikim.

Ndeshja mes Skënderbeut dhe Kukësit do të luhet ditën e enjte në orën 19:45 në stadiumin Skënderbeu të qytetit të Korçës dhe do të jetë ndeshja që do të mbyll këtë javë të 7 të të kampionatit shqiptar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA