Italia do të shkurtojë objektivat e saj të deficitit buxhetor nga 2020 dhe do të reduktojë borxhin e saj gjatë tre viteve të ardhshëm, tha të mërkurën kryeministri Giuseppe Conte, duke lehtësuar frikën rreth politikës fiskale në ekonominë e tretë më të madhe të eurozonës.

Koalicioni qeverisës javën e kaluar tronditi investitorët duke trefishuar objektivin e mëparshëm të deficitit të Italisë për periudhën 2019-21 për të paguar shkurtimet e taksave, mirëqenien për të varfrit dhe një rishikim të planifikuar të një reforme jopopullore të pensioneve.

Duke folur për gazetarët pas një takimi të ministrave, Conte tha se qeveria do të shtyjë përpara me programin e saj ekspansionist fiskal por do të mbajë shpenzimet e saj në kontroll.

“Ne do të tregojmë guxim mbi të gjitha në vitin 2019, sepse ne besojmë se vendi ynë ka nevojë për një buxhet që kërkon rritje të fortë”, tha Conte, i rrethuar nga zëvendëskryeministrat Luigi Di Maio dhe Matteo Salvini dhe Ministri i Ekonomisë Giovanni Tria.

Conte konfirmoi një objektiv deficiti prej 2.4 përqind të PBB-së në vitin 2019 dhe tha se kjo do të binte në 2.1 përqind në 2020-ën dhe 1.8 përqind në 2021-shin.

Ai parashikoi se raporti borxh/PBB do të bjerë nën 130 për qind vitin e ardhshëm dhe do të arrijë në 126.5 për qind deri në vitin 2021. Aktualisht ai është rreth 131 për qind, i dyti më i madh në Europë pas Greqisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA