Johnny Depp ka mohuar të jetë i dhunshëm dhe tha se historia me ish-bashkëshorten e tij, Amber Heard e ka kthyer nga “Hirushe në Kuazimodo”.

Në intervistën e tij të parë mbi martesën e dështuar, aktori i famshëm tha për revistën “GQ” se 3 vitet e fundit kanë qenë për të si një “situatë perverse” që iu imponua.

“E ndjeja që njerëzit më shikonin ndryshe pasi ajo tha se e kisha dhunuar, gjë të cilën nuk e kam bërë”, tha Depp.

Më tej, aktori theksoi se të fuqishmit e Hollivudit po mundohen që “t’i mbyllin gojën” dhe shtoi se është gati që të lërë aktrimin nëse ajo që ai e quan konspiracion ndaj tij do të vazhdojë.

“E vërteta do të dalë në shesh dhe reputacioni im do të vihet në vend”, tha i bindur Johnny Depp.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA