E shtyrë për të bërë një marrëveshje tregtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Meksikën, Kanadaja po përpiqet tashmë të bindë presidentin Trump, që të heqë tarifat e importeve të çelikut dhe aluminit ndaj saj.
Në një marrëveshje të minutave të fundit, e arritur natën e të dielës, Kanadaja arriti të sigurojë mbrojtje të industrisë së saj të automobilave, nga tarifat amerikane, që mund të sillnin rrezik potencial rrënimi.
Megjithatë, nuk ka ende asnjë siguri, nëse do të mund të merret në konsideratë heqja e tarifave për importet e aluminit dhe çelikut kanadez, nga ana e Shteteve të bashkuara të Amerikës.
“Nuk besuam kurrë se do të ishte e lehtë dhe në fakt nuk ishte aspak e lehtë, por duhet të themi se sot është një ditë e mirë për Kanadanë,. Duhet të bënim kompromise, ndonëse disa prej tyre ishin shumë të vështira për t’u pranuar”, tha kryeministri kanadez, Justin Trudeaux.
Nga ana tjetër, ministrja e Jashtme kanadeze, Chrystia Freeland tha se Kanadaja ka ende “pak erë në lundrat e saj” dhe do të kërkojë ta shfrytëzojë për të arritur edhe një marrëveshje për heqjen e tarifave të importit të aluminit dhe çelikut.
Top Channel