Nga vuajtjet e një fëmijë në Afrikë, tek vajtimi i një nëne në Turqi, nga vetëdjegja e një murgu budist në Tibet, nga dora e një bebeje ende të palindur që kapet pas duarve të mjekut, e deri tek fotoja e Omayra Sanchez.
Më poshtë janë disa prej fotove më tronditëse që kanë ndryshuar historinë e konflikteve, foto që kanë tronditur dhe vënë në pikëpyetje të mëdha vlerat e shoqërisë moderne, foto që flasin kundër dhunës! Kundër luftës! Kundër urisë! Foto shprese e lirie!
Vecohet fotoja e Frank Fournier e vitit 1985 në Tolima, Kolumbi. Omayra Sanchez u përjetësua në një imazh tragjik të saj. Vetëm 13 vjeç ajo mbeti e bllokuar nën rrënojat e shkaktuara pas shpërthimit të vullkanit.
Pasi e gjetën, grupet e emergjencave nisën punën për shpëtimin e saj. Këmbët e 13-vjeçares kishin ngecur në një strukturë metalike dhe ishte e pamundur nxjerrja e saj në sipërfaqe pa i prerë këmbët. Grupet e shpëtimit u vunë përballë një dileme të madhe. Në mungesë të mjeteve për ndalimin e gjakderdhjes pas amputimit, ajo do të humbte jetën, po ashtu edhe nëse do të lihej aty.
Pas orësh të tëra mes jetës dhe vdekjes, 13-vjeçarja nisi të shihte halucinacione. Nisi të këndojë, të thotë që ishte vonë për në shkollë, të flasë për një provim në lëndën e matematikës…dhe pas 60 orësh agoni, ndërroi jetë.
Fotoja ishte simbol e protestave që pasuan më vonë në Kolumbi që kritikonin autoritetet për paaftësinë për t’iu përgjigjur në kohë emergjencave.
Top Channel