Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin “Open” me gazetaren Eni Vasili në “Top Channel”, bëri me dije se në Llakatund të Vlorës është gjetur një trup pa kokë, por policia nuk ka nxjerrë asnjë njoftim për këtë ngjarje.

“Dje në Llakatund është gjetur një trup i fshehur me kokë të prerë. Nuk ka asnjë njoftim nga policia për këtë rast. Policia njofton vetëm kur arrestohen njerëz që nuk paguajnë dot 10 mijë lekë energji elektrike, ose për tufa majdanozi”, u shpreh Kryemadhi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA