Ikona e skenës shqiptare, Reshat Arbana ka festuar 78-vjetorin e lindjes dhe në këtë datë të shënuar i është rezervuar një festë e veçantë

Me urimin për një jetë të gjatë dhe me role të tjera në teatër dhe kinematografi, të afërm, miq, kolegë dashamirës dhe personalitete të jetës publike u mblodhën në një mbrëmje festive, për të nderuar një nga figurat më të mëdha të skenës dhe ekranit shqiptar.

I emocionuar për festën mes miqve dhe kolegëve, aktori Reshat Arbana falenderoi të gjithë pjesëmarrësit dhe rrëfeu një ‘sekret’ nga jeta e tij. “Asnjëherë nuk i kam festuar përvjetoret sepse nuk i dua. Më krijojnë emocione shumë të mëdha, por sonte po më duket krejt ndryshe. Për burrin qenka trimëri e madhe të bëhet 78 vjet, e të eci nga 80-ta, por na qenka edhe një mjerim i madh, kur mendon se ku do iki pas këtyre viteve që po kalojmë. Po ishallah në atë dynja, do shkojmë te ai vendi i mirë, jo te ai i keqi atje. Faleminderit shumë, ju jam shumë mirënjohës, jashtëzakonisht faleminderit. Kam emocione shumë, më besoni që kam shumë emocione. Por, ju falenderoj shumë me gjithë zemër dhe j’ua shpërblefsha që të gjithëve në gëzime, në festa nëpër familjet tuaja”, tha aktori i madh.

“Na ka mbledhur një gëzim shumë i madh, ditëlindja e Bacës Reshat. Do doja që sot të ishte një moment që të kujtojmë jetën e një miku shumë të dashur, një njeriu që na ka frymëzuar. Teksa, shihja fëmijët që shkonin në disa nga shkollat tona të reja apo të rikonstruktuara, mendova se ne e kemi vënë bastin tek kjo gjeneratë. Nuk e di çfarë do thotë Baca Reshat, por shqetësimi im dhe i shumë njerëzve që angazhohen publikisht është, kush do e marrë stafetën? Kush do e marrë stafetën në teatër, në kulturë, në politikë? Kush do e marrë stafetën në sipërmarrje dhe në biznes? Besoj se e ardhmja e këtij qyteti dhe e vendit tonë është te ky brez i ri dhe te fëmijët tuaj”, tha Veliaj.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA