Tragjedi në Illinois, 8 persona qëllohen me armë zjarri pranë universitetit, mes tyre një viktimë 19-vjeçare 01/11 23:00
Koreja e Veriut ka shënuar 70-vjetorin e krijimit të shtetit përmes një parade të madhe ushtarake. Por, në këtë paradë nuk janë ekspozuar raketat balistike interkontinentale, që janë bërë subjekt i sanksioneve ndërkombëtare.
Lideri koreano-verior, Kim Jong Un ka shikuar teksa trupat, artileria dhe tanket kanë parakaluar në qendër të kryeqytetit Phenjan.
Ka pasur spekulime se presidenti i Kinës, Xi Jingping do të merrte pjesë në shënimin e 70-vjetorit të krijimit të Koresë së Veriut, por Pekini zyrtar ka dërguar atje kreun e Parlamentit. Po ashtu, Rusia ka dërguar kryetaren e Dhomës së Lartë të Parlamentit, Valentina Matviyenko.
Top Channel