Miliona njerëz nëpër botë kanë kujtuar sot Nënë Terezën, në dy vjetorin e shenjtërimit të saj nga Vatikani, që përkon gjithashtu edhe me 21-vjetorin e ndarjes nga jeta.

E lindur në Shkup, nga prindër shqiptarë, më 26 Gusht të vitit 1910, Gonxhe Bojaxhiu u shndërrua në një nga misionaret më të mëdha të luftës kundër varfërisë, për të cilën mori edhe Çmimin Nobel.

Veprimtarinë e saj, Nënë Tereza e zhvilloi kryesisht në Kalkuta, Indi, ku shkoi më 1929-ën dhe ku prehet aktualisht, pasi humbi jetën pikërisht më 5 Shtator të 1997-ës, pas një ataku kardiak.

“Shpërndani dashurinë kudo që të shkoni. Mos lejoni asnjë njeri që vjen te ju, që të largohet i palumtur. Duke kujtuar Nënë Terezën e Kalkutës”, shkroi në Wwitter kryeministrja e Bengalit Perëndimor, Mamata Banerjee.

Në Kalkuta u organizuan ceremoni të ndryshme lutjeje, ndërsa shumë murgesha, bashëk me publikun e gjerë, ndezën qirinj në “Mother House”, që ndodhet në këtë qytet.

Edhe Kisha Katolike në Indi mbajti një meshë paraditen e sotme, ku u përkujtua veprimtaria hyjnore e Nënës së Shenjtë dhe u ndezën qirinj në nderim të saj.

Adhurues të shumtë dhe besimtarë katolikë po kujtojnë shenjtoren sot edhe në Vatikan, aty ku Papa Francescu e shpalli “Shën Tereza e Kalkutës”, dy vite më parë.

FOTO GALERI
6/22
Gjatë një udhëtimi me tren nga Kalkuta në Darjeeling më 10 shtator 1946, Nënë Tereza mori "thirrjen” për të lënë mësimin dhe për të filluar shërbimin ndaj më të varfërve. Pas gati dy vjetësh, në vitin 1948, ajo mori lejen për të ndjekur thirrjen e saj të dytë. Më 17 gusht të të njëjtit vit, ajo veshi një saree të bardhë me një Vijë blu dhe u largua nga manastiri i Loretos për të filluar punën me të varfrit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA