Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ishte i ftuar i ditës së sotme në emisionin e drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, “Top Talk”, ku ndër të tjera foli edhe për aksionin e opozitës në vazhdim pas mbledhjes së një dite më parë në qytetin e Shkodrës, por edhe për çështjen e “Teatrit”.

Ai u pyet nga gazetari Denis Dyrnjaja se çfarë do të bëjë opozita nëse do të shkelej vija e kuqe në lidhje me çështjen e teatrit, ashtu si ata e kanë quajtur dhe Salianji tha se vendi mund të shkojë edhe në revolta.

“Nuk bëhet fjalë vetëm për shembjen e Teatrit. Ky është vetëm njëri prej debateve, por pjesa më e rëndësishme është qëndrimi i PS nëpërmjet ligjit “Fusha” do të vjedhë më shumë se 200 milionë euro vetëm me kullat pas Teatrit. Nëse legjitimohet vjedhja duke qenë se ne sot jemi pa Gjykatë Kushtetuese. Një filtër që ishte Presidenti e rrëzuan. Nëse kalohen të gjitha këto, shembet Teatrit, atëherë ndodh përplasje dhe konflikti civil. Qytetarët do të marrin në dorë sovranitetin e tyre. Nuk do të lejojnë që Edi Rama të kthehet në monark absolut të vendit”, tha Salianji.

  Salianji: Më mirë shoh “Sekretet e Portokallisë” se të ndjek Ramën

  Rezoluta e PD për Kosovën, Salianji: Moscenim i integritetit territorial

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA