“Shkove bëre plazh e fjete gjumë”, Çaushi përplaset me Xhelal Mziun në Komisionin e Ligjeve, deputeti i PD: Kur Zeqineja jep këshilla në të gjitha fushat…
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka ndarë detaje nga takimi i parë i ambasadorit të ri amerikan, Eric Wendt, me kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi.
Përmes një reagimi, ambasada thekson se forca e çdo demokracie mbështetet te funksionimi efektiv i institucioneve përfaqësuese.
Në takimin me Peleshin, ambasadori Wendt vuri në dukje rëndësinë e përmbushjes së angazhimeve të Shqipërisë ndaj NATO-s, nxitjes së investimeve për prosperitet të përbashkët dhe forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe.
The strength of any democracy rests on the effective representative institutions.
In his first meeting with Parliament Speaker Niko Peleshi, Ambassador Eric Wendt underscored the importance of fulfilling NATO commitments, driving investment for shared prosperity, and strengthening bilateral ties.— U.S. Embassy Tirana (@USEmbassyTirana) October 2, 2026
Takimi u zhvillua në kuadër të nisjes së detyrës së ambasadorit të ri amerikan në Shqipëri dhe angazhimit për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.
Top Channel