Evropa nuk po ndihmon ruajtjen e marrëveshjes mbi programin bërthamor të Iranit duke kërkuar negociata shtesë për çështje si programi bwrthamor.
Kështu u shpreh Ayatollah Ahmad Jannati, një klerik i fuqishëm anti perëndimor, njëkohësisht kreu i Asamblesë së Ekspertëve, një trupë me ndikim që mund të zgjedhë dhe shkarkojë udhëheqësin suprem, autoritetin më të lartë në Iran.
Javën e kaluar, Ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian tha se Teherani duhet të jetë i gatshëm të negociojë mbi planet e ardhshme bërthamore, arsenalin raketor dhe rolin e tij në luftërat në Siri dhe Jemen.
Por mundësia për të rinegociuar edhe njëherë marrëveshjen, u hodh poshtë në mënyrë kategorike, nga Ministria e Jashtme e Iranit.
Presidenti Donald Trump nxorri Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015, midis Iranit dhe fuqive botërore, dhe po ri-imponon sanksione mbi Teheranin.
Palët e tjera të marrëveshjes, Kina, Rusia, Britania, Franca dhe Gjermania, po përpiqen të gjejnë mënyra për të shpëtuar marrëveshjen.
Muajin e kaluar, Bashkimi Evropian vendosi të sigurojë 18 milionë euro ndihmë ndaj Iranit për të kompensuar ndikimin e sanksioneve të SHBA, pjesë e përpjekjeve për të shpëtuar marrëveshjen.
Top Channel