Irani ka zbatuar plotësisht marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, që ka nënshkruar me fuqitë botërore, pavarësisht tërheqjes së Shteteve të Bashkuara nga ky pakt, ka thënë një vëzhgues bërthamor i Kombeve të Bashkuara.

Raporti i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike, të publikuar më 30 gusht, është shkresa e dytë prej kur presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar në muajin maj për tërheqjen e Uashingtonit nga pakti dhe për rivendosjen e sanksioneve kundër Iranit.

Në raportin e fundit, Agjencia ka thënë se inspektorët e saj kanë pasur qasje “në të gjitha zonat dhe lokacionet në Iran”, ashtu siç është e paraparë në marrëveshje.

Mirëpo në të gjetura është thënë se Teherani mund të bëjë më shumë për të bashkëpunuar me inspektorët ashtu që “të rritet besimi”.

Teksa kishte njoftuar për tërheqje nga kjo marrëveshje, Trump pati thënë se kushtet nuk janë mjaftueshëm të ashpra për të parandaluar Iranin që të zhvillojë armë bërthamore dhe ka akuzuar Teheranin për shkelje të “shpirtit” të marrëveshjes, duke financuar militantët islamikë në rajon.

Irani kundërshton mbështetjen për kryengritësit derisa ka deklaruar se programin bërthamor e posedon vetëm për qëllime të enegjisë.

Pas largimit të SHBA-së nga marrëveshja, lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei dhe diplomatë tjerë të linjës së ashpër kanë vënë në dyshim nëse Teherani do të vazhdojë të zbatojë obligimet e këtij pakti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA