Pjanic “përjetësisht” bardhezi, rinovon deri në 2023-shin

21/08/2018 09:31

Emri i tij ishte ndër më të përfolurit në merkaton e kësaj verem, e jo pak herë e ardhmja e tij shihej sa tek Manchester City, Real Madrid apo tek francezët e PSG.

Por Juventus ka arritur të bindë boshnjakun që të mbajë bveshur fanellën bardhezi edhe për 5 vitet e ardhshme.

E nuk kanë të munguar as benefitet financiare për 28-vjeçarin, i cili nga kontrata aktuale përfitonte 4,5 milionë euro në sezon, e me kontratën e re do të marrë 2 milionë euro më tepër.

Rinovimi bën të heshtin të gjitha zërat për largimin e tij nga kampi juventin, pasi taktika për të kërkuar mbi 100 milionë euro për kartonin e tij nuk duket se po i frenonte klubet e interesuara për të.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA