
Ekspozohet për herë të parë për vizitorët, Bazilika e Linit në Pogradec.
Një pjesë e mozaikut, që daton në shek IV-V gjatë sundimit të perandorit romak Justinianit, do të qëndrojë e ekspozuar dhe mund të vizitohet duke bërë të mundur që turistët të njihen nga afër me vlerat e rralla të kësaj bazilike.
Bazilikën e Linit do të qëndrojë e hapur deri në fund të sezonit turistik ndërkohë që nuk përjashtohet mundësia që në të ardhmen kjo bazilikë të ekspozohet e gjitha.
Më herët, Bazilika e Linit nuk ka qenë e aksesueshme për vizitorët, dhe megjithëse në ditët e para të çeljes së saj nuk kanë munguar as turistët.
Mozaikët e bazilikës paleokristiane të Linit përveç motiveve të përdorura edhe në bazilikat e tjera si zogjtë, skena nga bota ujore e bimore ka edhe motive që gjenden rrallë, siç janë bletët.
Top Channel