Të shtënat me armë zjarri në dasmë në Kosovë janë një traditë, e cila ka bërë që disa persona të ndalohen nga policia gjatë kohëve të fundit.

Rasti i fundit ndodhi këtë të diel në fshatin Grejkoc të Suahrekës.

Policia e Kosovës bën të ditur se një person kishte qëlluar me armë gjatë dasmës dhe me t’u njoftuar për rastin policia mbërriti në vendngjarje dhe identifikoi edhe personin që qëlloi me armë.

Sipas policisë, i dyshuari i këtij rasti ishte treguar bashkëpunues dhe e kishte dorëzuar një kallashnikov me 23 fishekë.

Me urdhër të prokurorit të shtetit i dyshuari është lënë i lirë, ndërsa kallëzimi penal dhe provat materiale do t’i kalojnë prokurorisë për procedura të më tejme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA