Britania do të largohet nga BE më 29 mars të vitit të ardhshëm dhe kryeministrja Theresa May po përpiqet të bjerë dakord për një marrëdhënie tregtare afatgjatë me unionin, ose për të finalizuar një marrëveshje kalimtare për të mbuluar periudhën menjëherë pas largimit.
“Sunday Times” citoi një ministër të paidentifikuar të qeverisë britanike, të thoshte se ushtria e Britanisë do të ishte e gatshme të jepte ushqime dhe ilaçe, nëse do të kishte vonesa në porte, pas Brexit.
“Ka shumë planifikime civile të paparashikuara, nëse nuk do të ketë asnjë marrëveshje post-Brexit me BE-në. Kjo nuk na frikëson aspak, pasi thjesht po punojmë për të pasur zgjidhje alternative”, tha ministri i qeverisë May.
Supermarketet, duke përfshirë edhe rrjetin “Aldin”, i cili është me pronësi gjermane, u kërkuan disa furnizuesve që të mbajnë rezerva ekstra të mallrave si çaji dhe kafeja.
Top Channel