Teatri, opozita braktis mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Veliaj: PD ‘zaptoi’ SHQUP-in

26/07/2018 11:40

Duke e konsideruar si shkelje të Kushtetutës vendimin e Bashkisë Tiranë për shembur Teatrin Kombëtar, për t’i hapur rrugën ndërtimit të godinës së re.

Debati për shembjen e Teatrit Kombëtar, pas parlamentit u zhvendos në Këshillin Bashkiak të Tiranës, që po zhvillon punimet në këto momente.

Këshilltaret e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim u larguan nga mbledhja, pasi në fillim te saj, kërkuan që në rendin e ditës të bëheshin pjesë edhe diskutimet për teatrin.

Kreu i grupit të keshilltarëve të PD, Kreshnik çollaku, akuzoi socialistet se po uzurpojne pronën publike dhe po shkelin Kushtetutën në çeshtjen për teatrin.

“Do mbaheni mend si njerëzit që i shembët teatrin qytetit. Po shkelni Kushtetutën me vendimin e marrë”, u shpreh ndër të tjera anëtari i PD në këshillin e Bashkisë së Tiranës, Kreshnik Çollaku para se anëtarët e opozitës të largoheshin nga salla e mbledhjes.

Ndërkohë që në fjalën e tij, kreu i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj reagoi ndaj reagimit të PD, duke këmbëngulur se Teatri i ri do të bëhet ashtu siç u bë edhe Këndi i Lojërave tek Liqeni dhe Sheshi Skënderbej.

Më tej Veliaj, u shpreh se kur PD kishte mundësinë që të punonte për Tiranën, ‘zaptoi’ SHQUP-in me VKM. “Kjo opozitë mërzitet sepse kryeqyteti po ecën mirë. Mos u çudisni që këta të hyjnë sërish në çadra”, u shpreh Veliaj.

Në rendin e ditës sot në Këshillin Bashkiak do të diskutohen 17 pika ndër të cilat, është ndërrimi i emrit të dy shkollave 9-vjeçare Sabaudin Gabrani dhe Androkli Kostallari zhvendosjen e tregjeve të rrobave të përdorura në Shkozë, miratimi i ndihmës sociale për qytetarët e Tiranës. etj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA