Festa për Botërorin, 2 viktima në Francë
16/07/2018 08:00
Fitorja e Francës në Botëror provokoi incidente në disa qytete franceze. Si pasojë, dy persona kanë humbur jetën gjatë festimeve.
Në Annency, një 50-vjeçar vdiq pasi u hodh në një kanal të cekët.
Në Oise, një burrë humbi jetën duke festuar fitoren e Francës në timon. Ai u përplas dhunshëm me një pemë dhe nuk i mbijetoi plagëve të marra.
Ndërkohë, në Paris, Lion, Marsejë dhe qytete të tjera ka pasur incidente të tifozëve me policinë. Gjithashtu, grupe vandalësh kanë përfituar nga rrëmuja e përgjithshme për të grabitur dyqanet.
Në orën 22:00 raportohej për dhjetëra persona të arrestuar në këto qytete.
Top Channel