Skandal në Francë/ Pezullohet gazetarja e njohur pas komenteve për Jérémy Doku!
Gerry Cardinale merr në dorë frenat e Milanit dhe nis një revolucion të vërtetë në strukturën drejtuese, duke u frymëzuar nga “modeli Liverpool”.
Bosi i RedBird ka vendosur të fshijë rolin tradicional të Drejtorit Teknik. Klubi nuk do të afrojë emra të rinj nga jashtë dhe nuk do të promovojë as Jovan Kirovskin.
Në vend të kësaj, projekti i ri kuqezi do t’i besohet një dysheje të brendshme, të orientuar drejt analizës së të dhënave: gjermani Hendrik Almstadt merr postin e Drejtorit të “Player Trading” (Shitblerjes së lojtarëve), ndërsa anglezi Bobby Gardiner emërohet Kryeskaudi i ri i klubit.
Qëllimi i Cardinale-s është një vendimmarrje më e shpejtë dhe efikase. Dyshja e re do të bashkëpunojë ngushtë me trajnerin e ri, Ruben Amorim, për merkaton e verës. Ndërkohë, Zlatan Ibrahimovic mbetet i palëkundur si këshilltari kryesor i Cardinale-s, ashtu si dhe Massimo Calvelli në menaxhimin e aseteve sportive.
Top Channel