MotoGP/ ‘Kanibali’ u kthye, Marc Marquez fiton garën në Brno
Serena Williams nuk ka limite. Tenistja amerikane tashmë në moshën 44 vjeçare do të marrë pjesë në turneun e ëimbledon jo vetëm në lojën dyshe, por edhe atë individuale.
Lajmi u konfirmua mbrëmjen e kësaj të diele, kur edhe llogaria zyrtare e turneut historik londinez bëri të ditur se Serena Williams i ishte dhënë një ftesë
Kështu për fituesen e 23 titujve Grand Slam në karrierë, pjesëmarrja në Wimbledon është një kthim në kohë me Serenën që e ka fituar këtë kompeticion 7 herë në 2002, 2003, 2009, 2010, 2012, 2015 e 2016.
Në vitin 2022, pas US Open ajo deklaroi tërheqjen, por vitin e kaluar u rikthye në fusha në turnetë e lojës dyshe bashkë me motrën e saj Venus. Dhe tani vjen kthimi i saj edhe në lojën individuale që nuk pritej plotësisht, por që i gëzon admiruesit e tenisit
Top Channel