![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2024/05/MixCollage-24-May-2024-03-29-PM-291-1-800x450.jpg)
24/05 15:52
Pavarësisht konfirmimeve që erdhën mesjavën e kaluar, Jose Sampaoli nuk do të jetë më trajner i Argjentinës. Lajmi tashmë është bërë zyrtar nga vetë Federata e Futbollit në Argjentinë.
Pas një takimi të presidentit të Federatës Argjentinase të Futbollit, me teknikun Sampaoli, është arritur marrëveshja për ndërprerjen e marrëveshjes, kundrejt një dëmshpërblimi prej dy milionë eurosh.
Jorge Sampaoli drejtoi Argjentinën në botërorin “Rus 2018”, ku skuadra u eliminua që në fazën e 1/8-ave, duke zhgënjyer totalisht.
Tekniku përfundoi në qendër të kritikave, jo vetëm për listën prej 23 lojtarësh që mori në Rusi, por edhe për zgjedhjet e dyshimta në formacion.
Top Channel