Çështjen e çiftit të prokurorëve, Rovena Gashi dhe Dritan Gina nuk do të kalojë për shqyrtim nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, për pezullimin e tyre nga detyra nga Arta Marku.

Çifti i prokurorëve u pezullua nga Marku për shkak të refuzimit të deklarimit të pasurisë, ndërsa ata e ankimuan këtë vendim në muajin qershor.

“Kolegji i shqyrtimit paraprak të ankimit, me vendimin nr. 2/2018 (JD), datë 21.06.2018, bazuar në nenin 31, nenin 31/a, paragrafi 2, germa “a”, si dhe në nenin 71/a të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, vendosi: Moskalimin për shqyrtim në seancë plenare të çështjes nr. 2/2018 (JD), datë 17.05.2018 me palë ankuese znj. Rovena Gashi dhe z. Dritan Gina.
Objekt i këtij ankimi ishte “anulimi i vendimit nr. 140, datë 11.05.2018 të Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku dhe anulimi i vendimit nr. 141, datë 11.05.2018 të Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku etj.”.

Kolegji i shqyrtimit paraprak, i caktuar me short, ishte i përbërë nga Ina Rama relatore, Rezarta Schuetz dhe Luan Daci anëtarë”, thuhet në vendimin e KPA.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA