Meksikanët votojnë sot për të tre institucionet më të rëndësishme të një shteti, Presidentin, parlamentin si dhe pushtetin lokal.

Favorit për president është Andres Manuel Lopez Obrador, ish-kryebashkiaku i majtë i Meksiko City, i cili ka premtuar të godasë korrupsionin.

Nëse ai fiton ai do të largojë dy partitë që kanë qeverisur Meksikën për gati një shekull.

Megjithatë, fushata elektorale është dëmtuar nga akte të shumta dhune, duke i bërë këto zgjedhjet më të këqija në vend për dekada të tëra.

Korrespondenti i BBC, Mexico Will Grant, raporton se pjesa më e madhe e votuesve janë të prirur për të zëvendësuar qeverinë e presidentit aktual Enrique Peña Nieto. “Ata janë të zemëruar me ekonominë e ngadaltë të Meksikës, si dhe me korrupsionin dhe krimin e përhapur”, shton ai.

Top Channel