Humbja shkatërruese ndaj Kroacisë i dha jetë një furtune kritikash ndaj kombëtares argjentinase të futbollit dhe në veçanti trajnerit të përfaqësueses nga Amerika e Jugut. Horge Sampaoli do të jetë viktima e parë në rast të një eliminimi të bujshëm që në grupe, e për të evituar dështimin, tekniku do të bëjë jo pak ndryshime.

Duket se Kabajero është viktima e parë luksoze për disfatën kundër Kroacisë. Në Argjentinë nuk kanë më dyshime dhe për ndeshjen vendimtare kundër Nigerisë portieri titullar do të jetë Franco Armani, 31-vjeçari që luan me River Plate. Portieri i dytë i Chelsea do të paguajë gabimin e rëndë të bërë te rasti i golit të parë për kroatët shënuar nga Rebic. Ndërkohë, gazeta “AS” ka fotografuar një bllok shënimesh në dorën e Sampaoli, ku pavarësisht nga kritikat, Messi mbetet në qendër të projektit.

Poshtë emrit të Messi është dikush që i fillon emri me “B”, dhe sip[as mediave spanjolle mund të jetë Banega ose Biglia. Në letër lexohet një lojë 7 kundër 7 plus dy xhola. Nga njëra anë janë Ansaldi, Fazio, Lo Celso, Meza, Dybala, Pavon dhe Aguero; ndërsa Salvio, Rojo, Tagliafico, Mascherano, Di Maria, Higuain dhe Perez ishin me ekipin tjetër. Messi dhe futbollisti i lartpërmendur me “B”.

Argjentina luan gjithçka ndaj Nigerisë pasi do të duhet të fitojë me diferencë golash për të evituar surpriza të hidhura nga sfida Kroaci Islandë. Takimi, të martën në orën 20:00, aty ku shënimet e Sampaolit do të kenë kuptim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA