Lumë kritikash për xhaketën e Melania Trump (Foto)

22/06/2018 08:41

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është vënë orët e fundit në qendër të kritikave, si rrallë herë, për zgjedhjen në veshje.

Gjatë vizitës në një qendër në Teksas ku mbahen fëmijët emigrantë, Melania Trump kishte veshur një xhaketë në të cilën ishte shkruar “Nuk më intereson fare, po ty?”. Veshja e saj ra në sy më së miri teksa Zonja e Parë ngjiste shkallët e avionit presidencial.

Pas komenteve të shumta dhe kritikave anembanë botës, zonja Trump reagoi përmes zëdhënëses së saj, e cila sqaroi se veshja dhe shkrimi mbi të nuk kishte asnjë mesazh të fshehur dhe as nuk ishte zgjedhje satirike e qëllimtë.

Xhaketa Zara, e cila kushtonte vetëm 39 dollarë, shkaktoi një lumë të paparë reagimesh në rrjetet sociale. Vetë Presidenti Donald Trump reagoi në Twitter duke theksuar se shkrimi në xhaketën e së shoqes i referohej mediave që bëjnë lajme të rreme. Por, për përdoruesit e rrjeteve sociale, shkrimi në xhaketë kishte qartazi një mesazh të fshehur. Për të tjerë, Melania ka shkelur hapur protokollin e Shtëpisë së Bardhë, pasi nuk është konsultuar me askënd për këtë veshje.

FOTO GALERI
4/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA