Alarm te Anglia, dëmtohet Dele Alli
21/06/2018 15:18
Nëse dëmtimi për trajnerin Southgate nuk shqetësoi shumë stafin e Anglisë, ndërpreja e stërvitjes nga Dele Alli ka ngritur sirenat e alarmit.
Edhe në stërvitjen e së enjtes mesfushori i Tottenham nuk është bashkuar me skuadrën, pas një problemi që ai shfaqi në kofshë gjatë ndeshjes me Tunizinë, duke bërë që trajneri të mendojë ta lërë pushim të dielën.
Në rast se Dele Alli nuk ja del të rikuperohet, Southgate mendohet të hedhë në fushë Ruben Loftus-Cheek ose ndoshta edhe Marcus Rashford, por që me këtë të dytin duhet të ndryshojë edhe modulin. “Është stresues dëmtimi që mora të hënën dhe do të bëj të pamundurën të jem në formë sa më shpejt”, shkruan në Twitter futbollisti i Tottenham.
Top Channel