Lajmet kryesore të ditës, 16/06/2018 – Ora 20:00

16/06/2018 20:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e web-it, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

DEPUTETËT, MAKINA 100 MIJË EURO PA TVSH
Deputetët shqiptarë nuk paguajnë asnjë detyrim doganor për automjetet, ndërkohë çdo qytetar shqiptar që importon një makinë nga jashtë paguan në doganë 20 përqind të çmimit të blerjes së mjetit si TVSH

POGRADECI ÇEL SEZONIN TURISTIK
Qyteti i Pogradecit ka çelur sezonin turistik veror përmes një ceremonie, e cila është shoqëruar me panaire të punimeve artizanale, gatime të ndryshme dhe koncert festiv

KAPET BANDA ‘SKIFTERËVE’ NË SPANJË
Pas grabitjes së banesave, mes të cilave dhe atë të futbollistit Luis Suarez, policia spanjolle shkatërroi një tjetër bandë shqiptarësh, e cila vidhte në një zonë të Salamanca.

DEBATI PËR REFUGJATËT, MERKEL “TREGON DHËMBËT”
Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi se emigrimi është një çështje që kërkon një zgjidhje evropiane, duke mos lëshuar terren përballë sfidës së aleatëve të saj bavarezë që kërcënojnë koalicionin 3-mujor

SABIEN LILAJ NDAHET ME SKËNDERBEUN
Sabien Lilaj ka mbyllur gjithçka më Skënderbeun, pas pezullimit nga Kupat e Evropës, duke u transferuar në Azerbajxhan te Gabalan, me një kontratë dy vjeçare, nga e cila do të përfitojë rreth 500 mijë euro

Top Channel