Lajmet kryesore të ditës, 14/06/2018 – Ora 20:00

14/06/2018 20:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e Web-it, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

RUSIA E NIS MBARË BOTËRORIN

Përfundoi 5-0 takimi i parë i këtij Botërori midis Rusisë dhe Arabisë Saudite, me gola të shënuar nga Gazinky, Cheryshev (2), Dzyuba dhe Golovin. Që në fillim të sfidës rusët u shfaqën superiorë në të gjitha drejtimet.

SHKARKIMET TEK HIPOTEKAT DHE ALUIZNI

Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar 4 drejtorë të Hipotekës dhe 2 të ALUIZNI-t për performancë të dobët në punë. Vendimi erdhi pas takimit të kreut të qeverisë me drejtorët rajonalë.

KOSOVA NDËR TË FUNDIT NË EVROPË

Kosova renditet ne vendet e fundit në Evropë për nivelin e jetesës. Shtetasit e saj shpenzojnë shumicën e parave për ushqim dhe burim kryesor i të ardhurave është emigracioni.

SHQIPTARO-AMERIKANI ALITE NË SHQIPËRI

Xhon Alite, një shqiptaro-amerikan i njohur në Shtetet e Bashkuara si gangsterri i familjes Gambino që bashkpunoi me FBI-në ndodhet në Shqipëri për të treguar jetën dhe përvojën e tij me mafian.

“SKËNDERBEU” JASHTË AKTIVITETEVE EVROPIANE

Skënderbeu vijon pezullimin për 10 vite nga aktivitetet europiane të futbollit. CAS la në fuqi vendimin e Apelit të UEFA-s, por korçarët thonë se është i përkohshëm.

Top Channel