Lajmet kryesore të ditës, 14/06/2018 – Ora 13:00

14/06/2018 13:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e Web-it, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

 “TEATRI”, VELIAJ ARTISTËVE: TË NEGOCIOJMË
Kryebashkiaku Veliaj, u kërkoi artistëve të krijojnë një përfaqësi dhe së bashku të diskutojnë më të mirën për teatrin por artistët thanë se plani i ministres së kulturës, Kumbaro nuk lë më vend për diskutime.

“DETI”, META: PRES INFORMACIONE TË PLOTA
Ilir Meta takoi të mërkurën kryeministrin Rama për ecurinë e negociatave me Greqinë dhe u shpreh se pret informacione më të plota dhe se e rëndësishme është që çështja të zgjidhet në mënyrë transparente.

AUTOSTRADA GATI NË FUNDJAVË
Autostrada Tiranë-Durrës do të jetë e lirë për të kaluar në të dy senset e saj në fundjavë për tu bllokuar sërish javën që vjen në segmentin Maminas – Sukth.

POMPEO: SANKSIONET NDAJ KORESË DO HIQEN POR…
Sanksionet ndaj korese se veriut do te hiqen vetem pas carmatosjes se plote deklaroi Mike Pompeo I cili e clilësoi samitin e singaporit si nje “pike kthese“ ne relatat mes washingtonit dhe penianit

STRAKOSHA KËRKOHET NGA BAYER
Thomas Strakosha kërkohet nga skuadra e Bayer Leverkusen, e cila është e gatshme të paguajë 30 milionë euro për portierin shqiptar dhe Igli Tare ka nisur punën për zëvendësimin e tij.

Top Channel