
Duket sikur situata po nxehet midis yllit të muzikës Nick Jonas dhe aktores Pryianka Chopra sepse këngëtari i “Jealous” ka ftuar yllin e “Quantico” në dasmën e kushëririt të tij Rachel Tamburelli.
Fotot e çiftit që qarkullojnë, tregojnë aktoren të veshur në një fustan për raste të veçanta dhe Jonas i veshur në një kostum elegant blu.
Të dy kanë shpenzuar kohë gjithashtu me familjen e këngëtarit përgjatë fundjavës.
Fotot e çiftit janë publikuar disa ditë pasi janë fotografuar ne aeroportin e New York City. Pas kësaj, ata janë larguar së bashku në një fluturim privat drejtuar festimeve në Atlantic City, New Jersey.
Mendohet se Chopra dhe Jonas kanë nisur lidhjen e tyre pasi zbritën në “Met Gala”, ku u shfaqën përkrahë njëri-tjetrit të veshur nga Ralph Lauren.
Top Channel