Të gjitha raporteve për telashet që kanë pllakosur martesën e tyre, Beyonce dhe Jay Z ua dhanë përgjigjen me një turne të përbashkët që u çel në Cardiff të mërkurën dhe dy orë e gjysmë shpalosje afeksioni.
Ndërsa e kënaqën publikun me më shumë se 40 hite, përfshirë “Crazy In Love”, dy bashkëshortët flirtuan me njëri-tjetrin e u kapën për dore.
E kur Jay Z nisi të këndonte për gurin në gisht, këngëtarja hapi pëllëmbën e tregoi unazën e martesës.
Shfaqja nuk i mbuloi pabesitë e Jay Z, e këtë e dëshmuan qartë pjesët e nxjerra nga albumi i Beyonces, “Lemonade”, por në vija të përgjithshme mesazhi ishte ai i faljes dhe shërimit.
Ekranet gjigante shfaqën imazhe të çiftit duke u shkëputur nga njëri-tjetri, shtëpinë e tyre të përfshirë nga zjarri, e më pas ribashkimi në kishë ku ripërtërinë betimin e martesës.
“Dashuri pafund” lexohej në njërin prej mesazheve. Por, jo të gjithë u kënaqën. Një grumbullim i hiteve më të mira do të kishte qenë i mjaftueshëm – thotë BBC. – Ama Beyonce zgjodhi pa shumë zgjuarsi të fokusohej te këngë të nxjerra nga materialet e Jay Z, duke lënë jashtë listës krijime mjaft popullore si “Single Ladies”, “Halo”, apo pjesë nga koleksioni i “Destiny’s Child”.
Top Channel