Lajmet kryesore të ditës, 07/06/2018 – Ora 20:00

07/06/2018 20:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e Web-it, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

ISSH, AHMETAJ SHKARKON 14 PUNONJËS
13 inspektorë të Sigurimeve Shoqërore dhe një kryetar dege u shkarkuan nga ministri Ahmetaj për performancë të dobët në punë. Sipas Ahmetajt, ISSH duhet të arkëtojë të ardhura për buxhetin e shtetit.

HAXHIA: MË SILLNI BERISHËN
Izet Haxhia doli sot para gjykatës dhe kërkoi që të ballafaqohej me ish-presidentin Berisha. Izet Haxhia ka qenë truprojë i Berishës dhe është dënuar për vrasjen e Azem Hajdarit.

PUTIN: EUROPA NUK MË DËGJOI
Vladimir Putin e kishte paralajmëruar BE-në për rrezikun e tarifave të importit nga SHBA që në 2007-ën, por vendet anëtare nuk e morën parasysh. Ata nuk e mendonin kurrë tha Putin që do vinte kjo ditë, por ja tek jemi.

IGLI TARE RIKTHEHET NË SULM
Igli Tare nuk e ka humbur instiktin e lojës. Në përballjen e yjeve të Lazios me West Hamin në “Olimpico” të Romës shënoi golin e barazimit. Ndeshja përfundoi 2-2.

KUSH ËSHTË FEMRA MË SEKSI NË BOTË?
Femra më e bukur në botë është Kate Upton. Revista “Maxim” ka publikuar listën e 100 femrave më seksi. E dyta rendite Miley Cyrus e më pas Taylor Swift.

Top Channel