Lajmet kryesore të ditës, 07/06/2018 – Ora 16:00

07/06/2018 16:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e Web-it, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

VRAU PRINDËRIT. ARRESTOHET AUTORI
Zeqimete dhe Flamur Sela mbetën të vrarë në Peshkopi nga të shtënat me armë zjarri të të birit Qemal Sela, 26 vjeç, i cili sapo ishte kthyer nga emigrimi. Shkak dyshohet sherri për pronën.

TRE VENDE KUNDËRSHTOJNË HAPJEN E NEGOCIATAVE
Franca, Holanda dhe Danimarka janë të pasigurta per hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE. Arësyet, sipas Reuters, janë frikërat për stabilitet të brendshem.

VELIAJ: TAKSA E PRONËS NUK NDRYSHON PËR MOMENTIN
Taksa e pronës në Tiranë nuk do të ndryshojë deri sa të bëhet gati harta kadastrale. Deri atëherë ajo do të jetë 100 lekë dhe do të paguhet me faturën e ujësjellësit.

EURO NJEH RRITJE NË TREG
Euro shënoi rritje në treg pas vendimit të Bankës së Shqipërisë për blerje valute. Guvernatori Sejko tha të mërkurën se nuk do të lejohet rënia e mëtejshme e saj.

RAFAEL NADAL NË GJYSMËFINALE
Rafael Nadal kalon në gjysmëfinalet e Roland Garros pasi mundi 3-1 Diego Schwartzman. Ai e ka fituar 10 herë këtë turne dhe po shkon drejt të 11-it duke u bërë i pathyeshëm.

Top Channel