Frenon çmimi i gjelit/ Rritësit e shpendit preferojnë të mos “luajnë” me kostot, zbulohet arsyeja
22/12 20:00
Banorët e Çervenit në Fier e mbushin ujin me kafshë shtëpiake nga fshati fqinj.
Rreth 200 familje paguajnë aforfe faturën e ujit të pijshëm, edhe pse prej 7 vjetësh nuk furnizohen me ujë të tillë.
Faturat u shkojnë në derë, por ujë nuk ka, ndonëse janë vetëm 1 km larg stacionit të pompave nga ku furnizohet me ujë të pijshëm i gjithë qyteti i Fierit.
“Nuk kemi bukë të hamë dhe na thonë që të paguajmë ujin aforfe 15 mijë lekë (të vjetra). Jemi debitorë të gjithë, edhe pse ujë nuk kemi. U intereson aforfeja”, thonë banorët.
Në këto ditë të nxehta, banorët e Çervenit kërkojnë zgjidhje të menjëhershme për furnizimin me ujë të pijshëm.
Top Channel