Shqipëria, e turpshme në ndeshjen e ndryshimit – NOTAT
29/05/2018 22:34
Të shëmtuarën e ndërron dhe kërkon diçka tjetër, por kur diçka është e turpshme, ajo nuk gëlltitet dot. Kështu ishte Kombëtarja, në të parën ndeshje kur luante si e barabartë me Kosovën, motrën e vogël.
90 minuta ku Kosova bëri Shqipërinë, 90 minuta ku Shqipëria nuk ishte.
Për të vlerësuar skuadrën, paraprakisht duhet të flasim për trajnerin, që emrat e skuadrës i ka parë në internet, kurse pozicionet ua ka mësuar gjatë kohës që udhëtonin për në Zvicër.
Asnjë prej futbollistëve në pozicionin e duhur, për më tepër kishte prishur edhe raportet, që kësaj skuadre i janë dashur vite t’i vendoste: të mbrohet mirë dhe të kundërsulmojë.
Top Channel