Protestojnë të larguarit nga puna, nuk i pret askush në zyrat e FSDKSH

29/05/2018 15:06

Disa punonjës të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor të cilët janë shkarkuar nga puna, kanë protestuar para FSDKSH pasi e konsiderojnë jo vetëm të padrejtë këtë vendim por dhe në mungesë të plotë të transparencës.

Vetëm në zyrën e FSDKSH në Tiranë janë shkarkuar 36 persona. Përveç vendimit zyrtar për largim nga puna ata nuk janë pritur nga drejtuesit e tyre për t’i dhënë shpjegim mbi arsyen e shkarkimit.

Më herët në një deklaratë për mediat FSDKSH ka deklaruar se disa struktura të saj ishin fryrë artificialisht me punonjës dhe nuk ishin eficent në punë. Disa funksione që kryenin këto struktura tanimë i kanë kaluar drejtorisë së Përgjithshme. Numri i të larguarve nga puna në total është 163.

Top Channel

Një i ri është vënë në pranga në Shkodër pasi iu kapën në banesë, armë zjarri, armë sportive, armë të ftohtë dhe shiste lëndë narkotike. Njoftimi: Posedonte në banesë, armë zjarri, armë sportive, armë të ftohtë dhe shiste lëndë narkotike, arrestohet 23-vjeçari. Ai u kap në flagrancë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Cannabisi, gati për shitje. Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov, 1 pushkë pneumatike, 1 armë e ftohtë (thikë) dhe sasi të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Cannabis, të ndara në doza. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas që shiste lëndë narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ura”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi: -A. M., 23 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri. Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Kanabisi, gati për shitje.
Top News- Fshihte armë zjarri në banesë/ Arrestohet 59-vjeçari në Shijak, i sekuestrohet dhe kokainë
Top News – Përplasje me policinë. 15-vjeçari aksidenton qëllimisht efektivët në Vlorë
Top Channel/ Nuk iu bind urdhrit të efektivëve, i mituri ‘kthen përmbys’ makinën e policisë
Top Channel/ Zbardhet nga dëbora qarku i Elbasanit, disa fshatra pa energji elektrike
Top Channel/ Nuk iu bind urdhrit për të ndaluar, i mituri përplas makinën e policisë në Vlorë