Vullkani në Hauai, llava në rrugë, shkatërron shtëpitë

26/05/2018 17:31

Baticat e shkëmbit të shkrirë kanë shndërruar disa rrugë në Hauai në shkretëtira vullkanike pasi numri i shtëpive të shkatërruara nga vullkani Kilauea është rritur dhe autoritetet i thanë banorëve që t’i largohen llavës.

Furia e vullkanit Kilaues ka dëmtuar rëndë zonën e Leilanit në Ishullin e Madh, ku brenda natës numri i shtëpive të shkatërruara ka kaluar 80 nga 50. Rreth 890 hektarë tokë janë shkrumbuar nga llava që prej 3 majit në atë që konsiderohet si shpërthimi më shkatërrimtar i Kilaueas në 100 vitet e fundit.

Autoritetet thonë se dhjetëra struktura të tjera janë rrethuar nga lava se shpejt do të shkatërrohen prej saj, ndërsa paralajmëruan banorët që të mos presin deri momentin e fundit për tu larguar e më pas të mbesin në kurth.

Veç llavës përvëluese, çarjeve të tokës dhe gazrave toksike, një tjetër rrezik i është shtuar së fundmi situatës në Hauai. Flakët blu që dalin nga toka janë gazi metan që digjet dhe ekspertët thonë se ai mund të rezistojë në shpërthime masive, nëse flakët do të arrijnë të hyjnë në xhepat e metanit nën tokë.

Autoritetet thanë se rrezikshmëria e situatës duket mjaft qartë nga fakti që zjarrfikësit po shkojnë shtëpi më shtëpi për të evakuuar njerëzit dhe nuk po luftojnë flakët, pasi këto flakë nuk ndalen dot nga asgjë.

FOTO GALERI
18/21

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA