Basha para protestuesve: Ka vetëm një rrugë, largimi i kësaj qeverie nga populli i bashkuar

26/05/2018 11:34

Opozita ka nisur një protestë të madhe, kundër qeverisjes, që sipas tyre është e kapur nga krimi, ndërsa kërkon edhe dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, si i akuzuar për favorizim të krimit.

Përpara mijërave protestuesve të mbledhur nga opozita në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Lulzim Basha theksoi se problemi që ka sot Shqipëria është mungesa e demokracisë, rënia e shtetit të së drejtës dhe shteti i kapur nga krimi e korrupsioni. Ai bëri thirrje për bashkim popullor dhe ngritje kundër kësaj të keqeje që ka kapluar vendin, për të cilën sipas tij ka vetëm një rrugë “largimi i kësaj qeverie nga populli i bashkuar”.

Më tej gjatë fjalës së tij Basha theksoi se një qeveri nuk bëhet vetë e mirë, por kjo ndodh vetëm kur pushteti ka frikë nga populli. Kreu i opozitës teksa fliste para protestueve deklaroi se “Unë nuk jam këtu për të kërkuar pushtet për vete, për të qenë mbi ju. Jam këtu për t’iu dhënë kurajo, për të qenë një nga ju, për të qenë bashkë me ju”.

Pjesë nga fjala e Bashës
Sot, në këtë shesh jemi mbledhur me qindra mijëra për dritën e së vërtetës, për diellin tonë që lind në perëndim. Për atë dritë që na u mohuar për gjysmë shekulli, për atë dritë që këto ditë e kanë bllokuar.

S0t më shumë se kurrë sytë tanë kërkojnë dritën që vjen nga perëndimi, edhe pse ajo shkëlqen nga larg.

Sot jemi mbledhur në këtë shesh për të treguar se jemi europian. E si të tillë besojmë te shteti ti së drejtës. Sot protestojmë për liri, drejtësi e demokraci. Jemi këtu për t’iu drejtuar perëndimit, se qeveria bizantine nuk përfaqëson popullin, aspiratën e shqiptarëve.

Përpjekja jonë nuk është luftë për pushtet, është betejë mes të mirës dhe të keqes, mes njerëzve që duan drejtësi dhe atyre që e kanë kapur drejtësinë.

Problemi që ka sot Shqipëria është mungesa e demokracisë, rënia e shtetit të së drejtës, është shteti i kapur nga krimi e korrupsioni.

Sot nga ky shesh i mbushur si kurrë më parë, ne dëshmojmë se ne nuk e pranojmë autokracinë, korrupsion e nuk mbyllim sytë para krimit dhe korrupsionit.

Rilindja nuk degradoi rrugës, por ishte një projekt kriminal i një individi. Që ditën e parë ajo e grabiti vendit. Ka krijuar një sistem kriminal.

Ka vetëm një rrugë, largimi i kësaj qeverie nga populli i bashkuar.

Duhet të keni besim tek vota, kur njerëzit nuk kanë besim tek ajo, vota do të shitet e blihet. Vota arma e në dorë e njerëzve. Ne kemi nevojë që ne mund të bëjmë Shqipërinë. Sa herë që njerëzit bëhen bashkë, ia kanë dalë. Nëse bëhemi me qindramijëra, pushteti do të bëhet i njerëzve.

Unë nuk jam këtu për të kërkuar pushtet për vete, për të qenë mbi ju. Jam këtu për t’iu dhënë kurajo, për të qenë një nga ju, për të qenë bashkë me ju.

Çfarë na pret përpara nuk është më sfida e një njeriu. Na duhet punë, këmbëngulje dhe do të jemi një vend i denjë europianë.

Ky është momenti ynë. Ne të lëshohemi drejt të ardhmes europiane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA