Banorët u ankuan për ndotjen, Qeveria shkarkon kryeinspektorin e Mjedisit në Elbasan
15/05/2018 18:51
Kryeinspektori i Mjedisit në rrethin e Elbasanit është shkarkuar nga detyra këtë të martë.
Vendimi është marrë nga Ministria e Mjedisit dhe njoftohet edhe nga kreu i grupit parlamentar, njëkohësisht deputet i qarkut të Elbasanit, Taulant Balla.
Ky vendim është marrë pas ankesave të banorëve të zonës së Bradasheshit gjatë takimit për llogaridhënien publike.
Banorët shprehën shqetësimet për ndotjen e mjedisit nga rafineria e naftës dhe uzinat në zonën e tyre.
Top Channel