Protesta e farmacistëve në gjithë vendin është shoqëruar me mbylljen e farmacive për disa minuta. Me gjithë shqetësimin e madh, jo të gjithë u bënë pjesë e protestës.
Në shumë qytete farmacistët bojkotuan protestën e kërkuar nga urdhri i tyre.
Të gjitha farmacitë në qytetin e Lezhës kanë vendosur një shënim ku informojnë qytetarët që janë në protestë. Një qytetar i Lezhës ka pritur deri në orën 13:00 të ditës së hënë për të blerë ilaçet e nënës së tij.
“Nuk kam pasur asnjë informacion që farmacitë ishin në protestë”, thotë qytetari.
Edhe në Gjirokastër ka patur qytetarë që kanë pritur në dyert e farmacive në grevë.
Edhe farmacistët e Vlorës, Beratit, Fierit dhe Lushnjes i janë përgjigjur thirrjes për të mbyllur qepenat nga ora 11. Por protesta është bojkotuar në Korçë, Elbasan dhe disa qytete të tjera të vendit.
Top Channel