Prokuroria falsifikoi dokumentin, OPGJ-ja që e përpiloi: S’e lexoj dot!

09/05/2018 20:40

Oficeri i policisë gjyqësore Afrim Çela, harton një procesverbal në të cilin nuk lexon dot çfarë ka shkruar me dorën e tij. Denoncimi u shfaq mbrëmjen e sotme në Fiks Fare ku OPGJ-ja Çela e pranon se procesverbali është hartuar prej tij, por nuk e lexon dot emrin në fund të procesverbalit.

Në Fiks Fare u ankua qytetari Arben Polisi për falsifikim të dokumenteve nga Prokuroria e Lushnjes. Djali i tij  Marcelino Polisi, më datë 1 tetor 2016 bën një aksident nga rruga e fshatit Fier Shegan në Lushnje, në drejtim të Kuçovës. Makinën ia kishte marrë një të njohuri dhe po udhëtonte bashkë me një shokun e tij. Makina drejtohej nga djali i z. Arben, ku del nga rruga dhe të dy aksidentohen. Nga ky aksident Marcelino plagoset ndërkohë që shoku i tij ndërron jetë. Si rrjedhojë

Policia vendos arrestimin e tij. Por ajo që e bëri të atin që ta bëj publike rastin ishin një sërë shkeljesh të të drejtave të njeriut. Gjatë momentit të shtrimit në spital të Marcelinos dhe në kohën kur ai merr serum policia e mban me pranga të lidhur. Në një video e transmetuar në Fiks Fare shihet qartë se si djali duke marr kurim në spital, në njërën dorë bën serumin dhe tjetrën e ka të lidhur me pranga. Edhe pse sipas z. Arben dhoma në të cilën u akomodua djali i tij i plotësonte masat e sigurisë, pasi kishte derë me hekura. Por polici i cili e shoqëronte shprehet në video se kështu veprohej me të gjithë dhe nuk ishte aspak shkelje. Ndërkohë që neni 123 i rregullores së burgjeve (pika 5) , ndalon përdorimin e zinxhirëve dhe të hekurave për të paraburgosurit dhe të dënuarit.

Edhe pas qëndrimit në spital në momentin që është dërguar drejt burgut të Rrogozhinës, transporti ka qenë me makinën e policisë. Kur  Arben Polisi i ka kërkuar ta transportojnë me ambulancë, policët i janë përgjigjur se nuk ka asgjë ambulanca më shumë se makina e policisë, përveç krevatit.

Duke iu rikthyer çështjes, ajo hetoheshe nga Prokuroria e Lushnjes ku Arbeni ndërron avokat. Prokuroria harton një procesverbal më datë 7 shkurt 2017 “i njohjes së të pandehurit me aktet”, pra të Marcelinos. Procesverbali u hartua nga oficeri i policisë gjyqësore Afrim Çela. “Ky procesverbal është falsifikuar, pasi në fillim thotë që djali im mbrohet nga avokati Mark Pëllumbi dhe në fund shkruan një emër tjetër. Unë nuk e deshifroj dot këtë emër. Avokati im nuk ka falsifikuar asnjë dokument të tillë” thekson Arben Polisi.  Kur denoncuesi bisedon me oficerin e policisë gjyqësore dhe i kërkon të lexojë emrin e avokatit që ka firmosur në procesverbalin që ky i fundit ka përpiluar, Çela përgjigjet : S’e lexoj dot as unë! Sipas OPGJ-së, ky procesverbal është mbajtur, por nuk e kujton dot, pasi ka bërë me mijëra të tillë. Dyshimit të denoncuesit se procesverbali mund të jetë falsifikuar Afrim Çela i pohon se “ S’kam arsye ta falsifikoj, pasi s’kam marrë asnjë kafe të zezë”.

Biseda e plotë e qytetarit me oficerin e policisë  gjyqësore Afrim Çela
Qytetari-  Ça bën, si kalove?

OPGJ-ja- Mirë, ti mirë?

Qytetari – Shëndeti mirë?

OPGJ-ja- Hajt më shtyhet

Qytetari- Këtë kush e ka firmosur këtë, mbylljen e hetimeve?

OPGJ-ja- Si?

Qytetari –  Këtë kush e ka firmosur , këtë mbrojtësi? Këtë e ka bërë Marku , Mark Pëllumbi avokati im

OPGJ-ja- Ai është e ka shkruar edhe me shkrimin e vetë

Qytetari- Po. Këtë po në rregull! Kurse tek kjo s’është as shkrimi as emri

OPGJ-ja- Kush nuk është?

Qytetari – Tek kjo (te dokumeti tjetër)

OPGJ-ja- Kush t’i ka dhënë kështu ty këto?

Qytetari- Gjykata, me vendimin e gjykatës. Ia çova avokatit unë dhe ai tha nëqoftëse është fillimi…

se këtu ndryshon edhe shkrimi edhe emri. Unë s’e kuptoj këtë, as ai s’e kuptonte ça emri është ky.

OPGJ-ja- S’ lexohet ajo, as unë s’po e lexoj dot, ça të them unë

Qytetari- A e ke mbushur ti këtë?

OPGJ-ja- E kam mbyshur, por unë mbush me qindra e me mijëra dhe kush ka qenë unë nuk mund ta firmosi. Ai që ka qenë ta firmosi.

Qytetari- Po prandaj po të them, se ai e mohon që nuk është as shkrimi dhe as firma ime.

OPGJ-ja- Edhe njëherë më dëgjo pak ti mua. Arben ça është kjo Arben… s’e lexoj dot , s’mundem ta lexoj. Kjo është një çështje që e ke në gjykim, ateherë ai pretendimin e vetë e ka shkruar këtu me shkrim të tij, kurse unë shkruaj që për ne janë kryer konform procedurës. Nuk e di tani kjo me këtë… nuk e di ça lexon kjo letra,  s’e lexoj dot as unë.

Qytetari – Ajo është një emër që s’e merr vesh njeri. Atëherë ti e ke shkruar dhe s’e lexon dot?

OPGJ-ja- Jo s’e kam shkruar unë. Kjo është e imja, kjo dhe kjo

Qytetari – Po mbrojtësi kush është?

OPGJ-ja- Mbrojtësi? Ky është që ka firmosur atëherë. Unë siç e kam marrë ia kam çuar prokurorit. Ajo duhet parë tani si është …

Qytetari – Pse prokurori i bëri të gjitha këto, se ne e dimë si vajtën gjërat e qysh

OPGJ-ja-  Jo jo. Atëherë më dëgjo pak mua

Qytetari – Edhe ty ai të vuri në siklet me këto po hajde

OPGJ-ja- Jo s’jam vënë në siklet fare unë. Nga momenti kur unë s’pi një kafe të zezë nuk ma ndjen fare për asnjërin, a më kupton?

Qytetari – Po nuk u afrova as unë , nuk u afrova tek asnjëri për kafe…

OPGJ-ja- Nuk ka shanse

Qytetari – … se në aksident nuk bëhen këto veprime që bëtë.

OPGJ-ja- Arben më dëgjo , kur s’i kam detyrime njeriut nuk ma ndjen fare vëlla. Tani këto duhen parë  atje.

Qytetari – Këto veprime që u bënë, u bënë në aksident

OPGJ-ja- Ça veprimesh?

Qytetari-   Ajo që e morën zvarrë nga spitali e sollën në komisarit, pastaj mora drejtorin e SHKB-së e ktheu prapë në spital. E morën me karrocë e çuan në burg.

OPGJ-ja- Më dëgjo mua tashi

Qytetari – Ato u morën vesh qysh u bënë, që u bënë me tendencë po…

OPGJ-ja- Unë nuk di fare tendencë, di që djali jot është trajtuar si mbret atje në Kuçovë. Kam bërë ça më takon dhe ika.

Qytetari- Kur erdhi këtu në Lushnje

OPGJ-ja- Nuk mbaj përgjegjësi për të tjerat unë.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA