Protestë e fermerëve të Myzeqesë, hedhin lakrat në rrugë

05/05/2018 14:22

Banorë të 16 fshtarave të Myzeqesë protesuan për një sërë problemesh që nga mosshitja e prodhimit e deri tek kushtet sociale.

Në kryqëzimin e rrugës nacionale Lushnje-Berat, protestuesit treguan se si u shkon dëm prodhimi. Për banorët e Fier Sheganit, bujqësia është halli kryesor. Një pjesë e tyre kanë hedhur në mënyrë demostrative lakrën në mes të rrugës, pasi po e shesin nën kosto.

Banorët kërkojnë një jetë me dinjitet pasi taksat i paguajnë ndërkohë që shërbimet, për të pasur rrugë, kanale vaditës dhe kujdes shëndetësor, nuk i marrin nga shteti.

Problem për këtë banor të Urës Vajguore është çështja e mbeturinave.

Një tjetër protestë është lajmëruar javën e ardhshme nga prodhuesit e Myzeqesë, kundër kritereve të skemave subvencionale, pasi pjesa më e madhe e tyre janë skualifikuar pas aplikimit.

Në protestë morrën pjesë dhe deputetë të Partise Demokratike.

Top Channel