Xhafaj paralajmëron: Pasdite, dy operacione të suksesshme me Gjermaninë dhe Spanjën

04/05/2018 13:45

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj paralajmëroi finalizimin në pasditen e të premtes së dy operacioneve të suksesshme me Spanjën dhe Gjermaninë për ngjarje të rënda kriminale.

“Jo më larg se sot, pasdite, policia e shtetit ka dy operacione të suksesshme me Spanjën dhe Gjermaninë që kanë të bëjnë me ngjarje të rënda kriminale dhe ne kemi nisur njëkohësisht me partnerët tanë çështjet penale”, njoftoi Xhafaj.

Një fenomen shqetësues janë dhe vjedhjet jashtë shtetit nga të rinjtë shqiptarë, për të cilët ka nisur dhe operacioni “antiSkifter”

“Ky është një fenomen i shëmtuar jo se është veprimtari e pastër kriminale po cënon rendë imazhin e vendit, të shqiptarit, cenon rëndë jetën, punën, imazhin e atyre qindra djemve dhe vajzave, bura dhe grave që jetojnë në vende të ndryshme të Europës me punën e djersën e tyre. Ne kemi nisur operacionin “anti-skifter” kemi krijuar grupe policie. Policia gjermane kërkon konfirmim tim si ministër për të miratuar disa punonjës policie që të punojnë pranë policëve gjermanë. Është çështje standardi kjo, dhe besimi tek aftësia dhe cilësitë e policisë së shtetit. Dua tu them gjithë këtyre djemve që kanë gjetur rrugën e gabuar. Do jetë ndëshkim i dyanshëm dhe për ata atje, po dhe këtu. Dosje penale jo vetëm atje ku ndodh ngjarja penale, po dhe në territorin e Shqipërisë”, tha Xhafaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA